Universiteti, mbyllet raundi i parë/ Më 19 shtator fillon raundi i dytë i aplikimeve

15/09/2020 15:22

15 shtatori  shënon mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve, në 35 universitetet publike dhe private të vendit.

Vij nga Librazhdi. Prita ditën e fundit, se doja të fitoja Ekonomikun. Nuk kam pasur probleme me renditjen dhe zhvendosjen e listës. “

“Jam nga Fieri. Kam fituar degën Ekonomik. Të nis njëherë këtu dhe me pas jashtë vendit. Treg për ne ka edhe këtu edhe për jashtë.”

Për dy ditë rresht, në datat 16, 17 shtator, maturantët kanë 2 ditë kohë për t’u ç’regjistruar. Më pas, ne datën 19 shtator fillon raundi i dytë i aplikimeve.

Top Channel