Tensionet në Mesdhe/ Ndërhyn SHBA-ja për zbutjen e situatës

15/09/2020 12:35

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mike Pompeu, boshtin e së cilës e kanë përbërë pikërisht situata në Mesdheun Lindor dhe republika turke e Qipros Veriore.

Kryediplomati amerikan ishte këtë fundjavë në Qipron greke, pak pasi SHBA-ja vendosi të heqë embargon e saj të armëve ndaj këtij vendi. Turqia u acarua nga të dyja këto lëvizje; sipas saj Pompeo duhet të kishte vizituar edhe Qipron Veriore, ndërsa heqja e embargos, për Ankaranë, vetëm sa i shton tensionet ne rajon.

Edhe pse largimi i anijes kërkimore turke Oruc Reis u interpretua si shenjë e uljes së tensioneve dhe sinjal që palët mund të ulen në tryezën e negocjatave, Turqia deklaroi shumë shpejt se tërheqja ishte bërë për arsye riparimi e furnizimi. Përpara hapjes së cdo bisedimi, athina kishte kërkuar largimin e anijeve turke nga ujërat e diskutueshme, duke thënë se prania e tyre po shkakton tensione dhe “përqendrimin e një numri të madh forcash ushtarake në zonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA