
22/02 16:36
Bar Refaeli – e cila ka qenë modele e Victoria’s Secret e Chanel – si dhe nëna e saj janë dënuar për evazion fiskal nga një gjykatë në Izrael.
Bukuroshja 35-vjecare Refaeli u dënua me nëntë muaj shërbim komunitar dhe një gjobë të rëndë, përveç shumës së munguar të taksave për të kthyer.
Nëna e saj Zipi, është dënuar me 16 muaj burg për evazionin fiskal në një total prej $10 milionë, në një çështje kriminal të nisur prej korrikut.
Dyshja duhet gjithashtu të paguajnë një gjobë prej $720,000 si dhe të kthejnë $2.3 million taksa të papaguara.
Zipi nis javës që vjen dënimin me burg prej 16 muajsh.
Top Channel