Në mjaft raste të prekurish nga Covid-19, është parë se organizmit i duhet disa kohë për të marrë veten, edhe pas mposhtjes së sëmundjes.

Por te disa fëmijë, ky rikuperim nuk është dhe aq i lehtë. Nëpër botë janë identifikuar qindra raste të një sëmundjeje të re misterioze, të cilën aktualisht po e lidhin me pasojat e koronavirusit. Quhet sindroma inflamatore multi-sistem te të miturit (MIS-C ose PIMS) –e u zbulua pak më herët këtë vit.

Ajo mund të ndodhë te fëmijë që kanë pasur simptoma të lehta të Covid-it, ose kanë qenë asimptomatikë. Neo-natologu Alvaro Moreira i Qendrës së Shkencës Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio e përshkruan si një sëmundje të frikshme.

“Fëmijët mund të duken të shëndetshëm, nuk kanë shenja të sëmundjes edhe nëse nuk dihet se kanë qenë të sëmurë, dhe pastaj, disa javë më vonë, nisin në trup procese inflamatore”, shpjegon ai.

Keto procese mund të ndodhin në zemër, mushkëri, veshka, tru, lëkurë, sy dhe më shumë , me shenja që të kujtojnë sëmundjen Kawasaki apo sindromën e shokut toksik – vetëm se MIS është edhe më keq. Në një studim të ri mjekësor të MIS-C, Moreira dhe ekipi i tij gjetën 40 studime që përfshinin 662 fëmijë me sëmundjen, e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA