Rruga e Durrësit, hapet me një kalim/ Me korsi të veçanta për biçikletat dhe autobusët

15/09/2020 17:00

Për të gjithë automjetet që duan të shkojnë në qendër të Tiranës për të përdorur rrugën e Durrësit, tanimë kjo rrugë është me një sens lëvizje, me dy krosi për automjetet sikundër edhe duket, në njërin krah ka krosi të dedikuar për biçikleta dhe nga krahu tjetër do të ketë krosi të dedikuar për autoambulancat dhe autobusët që shkojnë në qendër.

“Aktualisht kjo nuk është skema finale e qarkullimit. Kjo është sinjalistika provizore e kantierit, për shkak se kanë përfunduar punimet në shtresat kryesore të rrugës dhe do të kalojnë në punimet e trotuareve, është e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurisë për kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave”, tha Enton Punavia drejtor i i transportit në bashkinë Tiranë.

Alma Demiraj: Por në fakt kjo është krosi biçikletash?

Kjo është për arsye sigurie për kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave, normalisht është më e gjerë se sa do të jetë krosia e biçikletave nesër.
Për të gjithë ata që duhet të përdorin rrugën e Durrësit në zbritje, pra drejt rrethrrotullimit të Zogut të Zi, nuk do të mund të kalojnë më në rrugën e Durrësit, por duhet të devijojnë në rrugën Mine Peza, e cila do të jetë tërësisht për automjetet dhe autobusët, pa krosi biçikletash dhe pa u lejuar parkimi sikundër po ndodh tani kur ende nuk kanë përfunduar punimet.

“Në drejtimin drejt qendrës nuk ka ndryshim në skemën e lëvizjes së autobusëve, pasi ata vijnë nga Zogu i Zi, siç kanë ardhur më parë drejt qendrës, kryejnë rrethrrotullimin tek unaza e vogël e Tiranës, bëjnë ndaljen tek rruga Dedë Gjon Luli, lidhen me rrugën e Durrësit, por tashmë nuk shkojnë më në drejt Zogut të Ri, por futen tek rruga Mine Peza dhe dalin tek kryqëzimi me Don Boskon, kur bëhet lidhja me unazën dhe shpërndarja sipas linjave përkatëse.

Alma Demiraj: Do të krijohen trafik tanimë në rrugën Mine Peza?

Ka pasur ditët e para normalisht, si çdo skemë e re lëvizje, ka pasur një ngarkesë të shtuar të trafikut, por do kohën e vet të stabilizimit.

Top Channel