Përputhen/ Mevlani kthehet në “mollë sherri”, Shqipja i drejtohet ashpër: Je i paqëndrueshëm

15/09/2020 19:03

Është shoqëruar me polemika takimi i zhvilluar mes Mevlanit dhe Fjorelës në emisionin “PërPuthen”.

Ndonëse takimi shkoi shumë mirë, debati në studio mori komplet një rrjedhë tjetër. Kjo pasi Shqipja, e përkufizoi Mevlanin si një mashkull të paqëndrueshëm, pasi në takim ishte me Fjorelën, ndërsa pëlqimin e ka shprehur ndaj saj. Kjo ide u kundërshtua nga Fjorela, e cila shtoi se janë takimet e para dhe në këto momente të gjithë janë në njohje.

Mevlani: Fjorela më mori sepse ti më refuzove (I drejtohet Shqipes).

Fjorela: Duke qenë se është fillimi, të gjithë janë të pa qëndrueshëm. Zgjedhja ime e parë ishte Mevlani, por do të gjithë këtu do të kemi takime.

Shqipja: Mevlani është i paqëndrueshëm, dëshiron të hajë tek të dyja krahët.

Fjorela: Nëse Shqipja mendon se është i paqëndrueshëm, pse bërë një takim të improvizuar ndryshe dhe më pas jashtë studios e bëre me tjetër.

Shqipja: Unë dua të di tek personi që do të fokusohem. Jo si puna jote që do të dalësh me radhë dhe më pas.

Mevlani: Unë tregova xhentilesën time. Nëse je kaq kurioze më thirr përjashta dhe shikoje. Por puntatën e dytë çfarë do të bëni.

Fjorela: Jemi në njohje e sipër.

Shqipja: Mua nuk më ushqeu askush moj vajzë ( E ka fjalën për takimin e Fjorelës dhe Mevlanit, ku ky i fundit ushqeu në një moment Fjorelën).

Mevlani: Nga të gjithë këto debate, ku qëndron problemi yt?

Shqipja: Ti je i pa qëndrueshëm, je mashkull i paqëndrueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA