Përballja mes Shqipes dhe Xheiolës në studion e emisionit “Përputhen”, duket se i hapi rrugë një ribashkimi mes kësaj të fundit dhe Anës.
Xheiola është mikesha e ngushtë e Anës dhe kishte një hatërmbetje përsa i takon pjesëmarrjes së bukuroshes brune në “PërPuthen”.
Shqipja, kur Ana rrëfeu këtë problematikë, u shpreh se nëse mikesha ka xhelozuar ajo nuk është e tillë. Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga Xheiola, e cila kërkoi që të sqarohej me Shqipen.
Sqarimi ndodhi dhe vajzat nuk i kursyen tonet e larta dhe fyerjet ndaj njëra-tjetrës. Por pas debatit të krijuar, Xheiola i kërkoi falje Anës për atë që ka ndodhur mes tyre dhe në shenjë pajtimi, e përqafoi dhe i dhuroi një puthje.
Xheiola: Shoqëria me Anën ka për të filluar, ja e përqafoj dhe e shikoni vetë çfarë shoqërie kam unë këtu (E përqafon dhe puth live në emision). Ne jemi goca që kemi kimi, kemi bërë një super ditëlindje. Kemi dhe disa gjëra të tjera që nuk dua t’i zbuloj hë për hë për publikun. Unë gëzohem për suksesin e Anës. T’ia luaj fenë siç dinë vet. Kemi folur me njëra-tjetrën.
Ana: Unë kam thënë, që neve nuk kemi folur në momentin që kam ardhur këtu. Kur ka dalë xhirimi Xheiola më ka uruar dhe unë e kam thënë këtë gjë.
Top Channel