Bejruti është përfshirë nga një vatër e re zjarri këtë të martë.
Shtëllunga të mëdha tymi mbushën qiellin në zonën “Zaha Hadid”, e cila është dhe rruga kryesore që të dërgon në portin e kryeqytetit libanez, ku një muaj më parë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm mbetën të vdekur 200 persona ndërsa u plagosën mijëra të tjerë.
Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por ekipet zjarrfikëse arritën në kohë në vendngjarje për të vendosur në kontroll situatën.
Kjo është shpërthimi i tretë në vetëm një javë, pasi para disa ditësh një vatër zjarri u evidentua në afërsi të portit, ndërsa një tjetër në depon e portit ku ruheshin ndihmat ushqimore.
Këto shpërthime kanë ringjallur zemërimin e popullatës së gjerë, të cilët akuzojnë klasën politike si të paaftë e të korruptuar.
Top Channel