Mbyllet Gjykata e Kurbinit! Të tre gjyqtarët infektohen me Covid-19
15/09/2020 12:32
Gjykata e Kurbinit është mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se të tre gjyqtarët përfshi edhe kryetarin e kësaj gjykate janë konfirmuar me covid-19.
Për shkak se kjo gjykatë ka vetëm tre gjyqtarë, KLGJ ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti që do shkojnë në Kurbin për të shmangur kolapsin, për çështjet urgjente si masat e sigurisë.
Lista e miratuar përfshin tetë gjyqtarët nga Tirana, që do të kenë gatishmërinë e tyre deri më datë 28 shtator.
Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë të huazuar nga Tirana janë: Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha, Sokol Pasho.
Top Channel