Ditën e sotme rreth orës 17:05, në fshatin Mollas, shtetasi L. L., rreth 42 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një mjet tip triçikël, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga,

Për pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit, shtetasja S. L., rreth 39 vjeçe dhe B. K., 63 vjeç, banues në Korçë, pasagjerë në mjet.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. L., do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel