Të shtunën e kaluar në një mbledhje në stadiumin  “Air Albania”  drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore  së bashku me presidentin e FSHF-së Armand Duka realizuan një mbledhje ku vendosen tre negociatorët që do uleshin për të biseduar me qeverinë.

Të njëjtën gjë bëri dhe qeveria megjithatë pasi Fidel Ylli u vendos si negociator duket se klubet kanë bërë hapa pas dhe nuk janë gati të takohen me të duke qenë se preferojnë të takohen vetëm me kryeministrin e vendit Rama. Ditën e sotme Ylli së bashku me Ministren e Financave, Denaj realizuan një konferencë për shtyp ku treguan se çështja po kthehet në politikë dhe iniciator i vetëm i saj është Armand Duka.

Klubet në Shqipëri prej shumë vitesh paguajnë me shifra marramendëse mijëra euro dhe i deklarojnë në shtet si punonjës me pagë 35 mijë lekë të reja, disa të tjerë i japin pagat me vonesë dhe në fund kërkesa e tyre është të përfitojnë nga qeveria në mënyrë që biznesi i tyre të rritet duke mos paguar taksat jo 2 siç është aktualisht por 10 vjet.

Mënyra e reagimit apo kërkesa që shkojnë vetëm për të mos i vendosur një fre formalizimit ekonomik siç është kërkesa nga 2 në 10 vjet apo falja e kamatë vonesave pa asnjë diskutim në këmbim, më bën të besoj që është jo vetëm një qasje drejt një zgjidhje jo afat mesme por njekohësisht është një shantazh.

 

Top Channel