Fotot/ Pamjet shokuese, banori në Durrës lidh qenin pas makinës dhe e tërheq zvarrë

15/09/2020 12:07

DURRËS- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Sukth të Durrësit, ku një makinë është filmuar teksa tërheq zvarrë një qen.

Drejtuesi i makinës Renault me targa AA 940 YI, duket se ecën i pa shqetësuar në mes të rrugës ndërsa qenin e tërheq zvarrë. Ashtu siç duket nga foto në fillim qeni tenton të qëndrojë në këmbë, por më pas ai është shtrirë duke u tërhequr nga makina.

Nuk dihet nëse qeni ka ngordhur apo jo nga tortura e bërë dhe nëse autoritetet kompetente kanë marrë masa ndaj shoferit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel