A e ka ndarë mendjen Sandër Lleshaj, për të qenë ministër… Kjo ishte ajo se çfarë ministri i dha sërish një përgjigje indirekte në Open.

Nga studio e OPEN në Top Channel, Lleshaj tha se është pjesë e ekipit të qeverisë dhe do të jetë edhe në vijim, ndërsa tha se nuk i ka kërkuar kryeministrit largimin nga qeveria.

“Ashtu siç e kam thënë do vijë një ditë që s’do jem më, është e sigurt. Sepse gjërat një ditë mbarojnë. Vjen një kohë biologjike që askush nuk është i përhershëm. Pyetja ishte e paspecifikuar”, tha ai.

Ndërsa e cilësoi këtë si një ngjarje pa rëndësi të madhe, ai tha se” unë vij me një histori të veçantë në këtë pozicion. Jam pjesë e një ekipi, dhe funksionoj si i tillë, marshin indietro nuk e njoh. Di që jam i angazhuar dhe kam një regjistër që me bëjnë të ndihem legjitim në pozicionin që jam” .

Top Channel