Dita ndërkombëtare e demokracisë e gjen demokracinë shqiptare me një polaritet të theksuar të klasës politike dhe me probleme të shumëfishta social ekonomike. Ëndrra e studentëve të dhjetorit me moton “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa” mbetet ende e largët. Por çfarë ndikimi ka patur demokracia në jetën e qytetarëve shqiptarë? Si e perceptojnë ata demokracinë?

1-“Demokracia shqiptare akoma edhe pse 30 vjet, ngjan si në fillimet e veta si një fëmijë I porsa lindur edhe pse kemi bërë hapa përpara duhet thënë, ka shumë për të bërë për demokracinë shqiptare. Duhet të ndryshojë e para mentaliteti i njerëzve që të kuptojnë se janë në një demokraci. Këtu vazhdojmë që të jetojmë me sistemin që është lideri I pari që kjo nuk është demokraci”.

2-“Pse demokraci është kjo. Kemi 30 vjet hipën njëri zbret tjetri po këto fytyra po shikojmë është moment të zhduken nga skena politike se e kanë bërë rrumpallë.

3-“Ca demokracie mo vëllai, ku ka demokraci këtu, akoma me demokraci ti”.

4-“Demokracia për ne është një gjë shumë e kufizuar. Nuk kemi as arsim të rregullt, duam të kemi arsim më të mirë që të bëhem I zoti vetes në punë në të ardhmen”.

5-“Demokracia me këta deputetë me këta drejtues të qeverisë janë zero zero për popullin”.

6-“Mendoj se në Shqipëri nuk ka demoktaci”.

Ilir Dizdari njëri prej atyre studentëve të dhjetorit që tronditi themelet e komunizmit,  për ti hapur rrugë Shqipërisë demokratike nuk e fsheh zhgënjimin për atë çfarë politika shqiptare ka prodhuar deri më tani.

Për sa i përket demokracisë në Shqipëri më kujtohet një shprehje e Harry Fultzit që thoshte: “ Në kafenetë e Tiranës niveli diskutimeve politike është në nivelin akademik në SHBA. Ndërsa kur futen në politikë niveli politikës shqiptare nuk e kalon pragun e derës së shtëpisë. Lëvizja studentore shqiptare 90-91 bëri të mundur ardhjen e demokracisë në Shqipëri dhe sot është dita ndërkombëtare e demokracisë por nuk arriti dot për shkak se politika shqiptrare u soll pikërisht me këtë aksiomë. Besimi demokracisë ka humbur për shkak të klasës politike dhe atyre çfarë ka bërë deri më tani. Ne duhet të ndryshojmë dhe për të ndryshuar duhet të jemi mbivetjak tu kthehemi idealeve të dhjetorit dhe ta riformatojmë Shqipërinë siç duhet si një vend europian që të kemi mundësi të rithemi e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

 

 

 

Top Channel