Ndërkohë që ka nisur darka e kryeministrit Rama dhe atij grek Mitsotakis Top Channel ka mësuar edhe menunë e darkës. Darka eshte shtruar ne Athine e cila me ndodhet ne brigjet e detit Egje, por mikpritesit greke kishin nje suprize, mbase rastesore, peshk nga deti Jon, det per te cilin dy kryeministrat pritet te diskutojne per vijen qe do ndaje ujrat e secilit vend.

Kështu pjatë e parë kanë qenë meze të lehta me prodhime deti, pjatë e dytë ka qenë Dental nga deti Jon me salcë vere, rozmarinë dhe borzilok, ndërsa për ëmbëlsirë Sorbeto dhe Mous çokollate ose krem parfe me akullore.

Darka shoqërohet me verë të bardhë nga Santorini.

Top Channel sjell pamjet nga pritja e kryeministrit Edi Rama nga homologu grek Mitsotakis.

Nga pala greke në tavolinë është Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish ambasadore në Shqipëri, ministri i jashtëm Nikos Dentias dhe Mitsotakis.Kjo darke miqesore nuk ka mbajtur larg diskutimit temen me te nxehte ne rajonin tone, tensioni mes Greqise dhe Turqise per te drejtat mbi ujrat e meshdeu Lindor. Nderkohe qe Shqiperia dhe Greqia kane ende pezull bisedimet per nje marreveshje mes tyre per hapesiren e detit Jon. Kryeministri grek ka deklaruar se Greqia do zgjerohet me 12 milje, dhe kjo eshte cilesuar nga Kryeministri Rama si nje veprim i drejte dhe qe nuk demton aspak Shqiperine. Por dy kryeministrat duhet te zgjidhin kete ceshtje pezull ne nje moment kur Greqia ka nxjerre anijet e luftes perballe anijeve turke,

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA