“Çfarë po ndodh me krimet e rënda, po rrinë në sirtar?” Ja si përgjigjet ministri Lleshaj

15/09/2020 22:09

Në Open në Top Channel po flitet për ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin, ku i ftuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjatë një debati me gazetaren Anila Hoxha, Lleshaj tha se bandat kanë përdorin mënyra të sofistikuara për kryerjen e krimit.

Pjesë nga debati:

Anila Hoxha: Çfarë ka ndodhur me krimet e rënda, Ravik Gurra, Skerdilajd Konomi, Santo? Pse kanë dështuar policia këtu? A duhet ta pranojmë që kriminelët kanë përdorur mënyra të sofistikuara për vrasjet?

Sandër Lleshaj: Natyrisht. Natyrisht që kanë përdorur mënyra të sofistikuara për kryerjen e krimit.

Top Channel