Cakaj në Komisionin e Integrimit: Plotësimi i kushteve kërkon angazhim maksimal nga të gjitha institucionet

15/09/2020 15:03

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në facebook, bëri me dije se pjesëmarrja e tij, ditën e sotme, në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Evropian, kishte në fokus diskutime mbi punën e pakursyer politike, diplomatike e institucionale të Qeverisë, për të avancuar më tej në procesin e integrimit evropian.

Sipas Kryediplomatit Cakaj, kjo është një periudhë shumë e rëndësishme politike për Shqipërinë. Pas vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Cakaj shprehu se sfida e radhës është plotësimi i kushteve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

Më tej, Cakaj theksoi se përderisa Qeveria po kryen përgjegjësitë e saj në këtë drejtim, duhet nënvizuar se plotësimi i kushteve për çeljen e negociatave  ërkon, po ashtu, përkushtim maksimal nga të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces.

“Shqipëria nuk ka zgjidhje tjetër veç punës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian!”- shprehu bindjen Ministri në detyrë Cakaj, në përfundim të reagimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA