
22/02 16:36
Muajt e fundit, banorët në SHBA janë kërcënuar nga prezenca e arinjve.
Kafshët e mëdha, “braktisin” habitatet e tyre dhe zbresin në zonat e banuara nga njerëzit në kërkim të ushqimit. Një rast i ngjashëm është regjistruar dhe në Massachusetts.
Matthew Bete ishte duke u relaksuar në shezlong pranë pishinës në oborrin e shtëpisë, kur një ari i zi afrohet shumë pranë tij. Por kur ai zgjohet, ariu trembet dhe largohet me shpejtësi nga aty. Pamjet e këtij momenti janë publikuar nga gruaja e Bete, Dawn, e cila krahas saj shkroi:
“Matt u befasua dje teksa ishte duke pushuar pranë pishinës”.
Top Channel