Atentati në Tiranë! Shënjestrës, i vranë vëllanë vitin e kaluar. Flet drejtori i policisë, mes të lënduarve një shtetas italian

15/09/2020 19:57

Mësohet se Preng Gjini është i plagosuri nga shpërthimi tek ish- zona e NSHRAK në Tiranë, që rezulton të jetë atentat. Ndërkohë që një nga të lënduarit është shtetas italian, Silvano Barbadoni.

Vitin e kaluar Preng Gjinit iu ekzekutua vëllai, Armando Gjini i cili u vra para Katedrales në Rrëshen teksa me vete kishte dhe dy fëmijët.

Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol. Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.

Policia e Tiranës thotë se ngjarja dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen në qytetin e Rrëshenit dhe trafikun e drogës, pasi vëllai i Preng Gjinit, Armando, konsiderohej dhe është arrestuar nga prokuroria si ushtari i Met Kananit, të arrestuar si trafikant droge në Turqi. Për më tepër kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë Kanstriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper.

Ndërkohë nga ngjarja ka dhe dy të plagosur të tjerë. Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.

Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi tha se: Kemi ngritur pistat e hetimit për të cilat dyshohet të ketë ndodhur ngjarja. Ka pista për një hakmarrje mes personit të plagosur dhe disa të tjerëve. I dëmtuari është futur në sallën e operimit, shpresoj të përmirësohet.

 

FOTO GALERI
2/13

Top Channel