A ka grup të strukturuar kriminal që kryen vrasje me eksploziv në Shqipëri ? Ja si përgjigjet Lleshaj

15/09/2020 21:21

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është sonte në Open në Top Channel për të folur për ngjarjet që tronditën vendin.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha se a ka grupe të strukturuara kriminale në Shqipëri që kryejnë vrasje me lëndë plasëse ministri tha se:

Sigurisht që këto grupe kanë mjetet e tyre, eksplozivet janë një nga këto. Grupet kanë ekzistuar , janë rralluar sepse janë ndëshkuar, por nuk përjashtoj ekzistencën e celulave të tilla.

Kemi 330 raste armësh të kapura, çështja është që të vendosim gjithë mekanizmat që të minimizojmë veprimtarinë e tyre.

Top Channel