“Sot në aeroportin e Rinasit do të shihni forca të shtuara të emergjencave”, “Mbrojtja” njofton qytetarët: Mos u shqetësoni, është skenar i simuluar për aksident ajror Sonte në Open në Top Channel është i ftuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili është përballë një paneli gazetarësh. Sandër Lleshaj e konsideroi ditën e sotme një ditë të trishtë sepse kanë ndodhur 3 vrasje.
Ju shqetësojnë këto pamje zoti ministër?- e pyeti Eni Vasili.
“Është për të ardhur keq që kemi një ngjarje të tillë. Është ditë e rëndë. Kemi 3 vrasje. Por është një ditë që na trondit, na shqetëson, na vë në lëvizje, por nuk na sposton në panik. Pavarësisht se është diçka aspak e zakontë,” tha Lleshaj.
“Nuk kam më shumë informacione rreth ngjarjes prandaj nuk mund të jap përgjigje teknike, sepse e kam parimisht jashtë funksionit tim. Di vetëm ato që janë publike. Janë disa ngjarje të pazbardhura,” tregoi ai.
Top Channel