
23/02 17:26
Agjenti Jorge Antun raportohet se ka zbarkuar në Torino ku do të takohet me drejtuesit e Juventusit për të propozuar rinovimin e kontratës së Paulo Dybalas.
“La Gazetta dello Sport” raporton se agjenti tashmë është në Torino dhe po planifikon ta propozojë vazhdimin e kontratës dhe qëndrimin e argjentinasi me “Zonjën e Vjetër”.
Dybala thuhet se po kërkon një pagë prej 11 milionë eurove në sezon për t’u pajtuar për zgjatjen e kontratës me “Bianconerët”. /KosovaPress/
Top Channel