
Mijëra qytetarë janë “derdhur” nëpër rrugët e Pennsylvania-s së SHBA-ve, për të kërkuar “drejtësi” për një të vrarë nga policia, pasi viktima iu vërsul këtyre të fundit me një thikë në dorë.
Kamerat e trupit të policisë, shfaqin Ricardo Munoz, 27-vjeç me një thikë në dorë e duke iu vërsulur oficerëve. Të kërcënuar nga sjellja e të riut, policia u detyrua që ta qëllonte për vdekje atë.
Ndërkaq, pas vrasjes protestuesit marshuan nga vendi i ngjarjes deri në departamentin e policisë së Lancaster.
Gjendja u agravua dhe ata hodhën në drejtim të rajonit të policisë, gurë e tulla të shumtë. Nuk mungoi dhe kundërpërgjigja e policëve, të cilët paralajmëruan protestuesit që të largoheshin ose në të kundërt, ata do të përdornin ndaj tyre gaz lotsjellës e plumba gome.
Top Channel