
Një pedofil ka vdekur i goditur nga treni teksa pritej në gjykatë për çështjen e sulmeve seksuale në Britani.
Policia dhe mjekët u thirrën sot në stacionin Hollies Road në Liverpool, pas raportimeve për një viktimë në binarët e trenit.
Autoritetet thanë se ngjarja e mëngjesit nuk ishte ‘kriminale’.
Mediat lokale emëronin të vdekurin si 51-vjeçarin Mark Jones i cili po sot në mëngjes duhet të paraqitej në gjykatën e Liverpool.
Jones kishte pranuar më parë dy sulme të turpshme ndaj një vajze të mitur që kishin ndodhur në fund të viteve 1980-të, kur ai ishte 18 vjeç.
Gazeta lokale ‘Echo’ tha se ai kishte pranuar se e kishte prekur të miturën dhe e kishte shtyrë të kryente akte seksual ndaj tij “në gjashtë raste të ndryshme”.
Por kishte mohuar se e kishte përdhunuar atë apo disa sulme të tjera seksuale të pretenduara ndaj saj.
Viktima që kishte ngritur akuzat raportohet se e rijetoi makthin e kaluar gjatë ekzaminimit nga avokatët e mbrojtjes, gjatë dëshmisë me lidhje video.
Çështja kundër Jones do të shënohet “e pezulluar” dhe procedimet e saj do të mbyllen.
Top Channel