Nisja e shkollës/ Rama uron nxënësit: Pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira

14/09/2020 09:31

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për të gjithë nxënësit që sot rikthehen në shkollë.

Sipas Ramës pikësëpari rëndësi ka shëndeti dhe më pas rezultatet në mësime.

“Mirëmëngjes duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”, shkruan Rama.

Ndërkohë kryeministri ka shpërndarë dhe disa foto të ambienteve shkollore në këtë fillim sezoni ndryshe.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel