Covid hyn në gjykatën e Korçës! 3 pozitivë, pritet përgjigjja për 10 të tjerë

14/09/2020 17:20

Raste me covid-19 janë identifikuar edhe në stafin e gjykatës së shkallës së parë në Korçë.

E para që ka rezultuar pozitive ka qenë një nga sekretaret e gjykatës.

Pas saj kanë rezultuar pozitive dhe 2 punonjëse të tjera të cilat ishin në një zyrë me të.

Ndërkohë janë marre tampona për 10 punonjës të tjerë që kanë patur kontakte dhe priten përgjigjet.

10 punonjësit që u është marrë tamponi, janë të karantinuar.

Top Channel