E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar 60 zjarrfikësit të cilët luftuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Priskës, në një terren tejet të vështirë.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thekson se teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës shmangën një rrezik për banorët.
“Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”, shkruan Veliaj.
Falemnderit 60 Zjarrfikesve heronj! ?
Teksa politikanet qe veç kane ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punen e tyre mes birrave ne pushim te ndeshjeve skoceze, heronjte e Zjarrfikeses @BashkiaTirane e gdhine ne Priske ne terren te thepisur duke shmangur rrezikun per banoret!??❤️ pic.twitter.com/7hXpbobEkV
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) September 13, 2020
Top Channel