Ndonëse për një kohë të shkurtër, vera italiane ofroi një rreze shprese.
Pas daljes nga ajo që në fillim të 2020 ishte një nga izolimet më të ashpra të koronavirusit në botë, Italia ia doli të shpluhurosej në kohë për të mirëpritur vizitorë. Por ndërsa dielli fillon të freskohet, i njëjti fat edhe për shpresat për një rimëkëmbje të plotë të sezonit turistik italian.
Dimri po vjen dhe bashkë me të, edhe e shumë druajtura katastrofë ekonomike. Qeveria italiane, si shumë të tjera në botë, është përpjekur të mbështesë shumë biznese në vështirësi dhe individë, por me shumë kufizime globale në fuqi, të ardhurat e munguara të industrisë së udhëtimit në vend krijojnë një boshllëk financiar që duhet mbushur.
Kushdo që vizitoi italinë në gusht, ndoshta ka menduar se gjithçka ishte kthyer në normalitet. I gdhendur në gur, në kulturën italiane si muaj pushimi për italianët, gushti bëri që shumë banorë lokalë të shijonin një periudhë të merituar relaksi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por edhe pse 60 për qind e italianëve ia dolën të bënin pushim, thuajse të gjithë në Itali, dhe pati edhe vizitorë nga Evropa veriore, parashikimet mbeten pesimiste.
Humbjet e sektorit nga mungesa e vizitorëve të huaj shkojnë në 24.6 miliardë euro dhe shpenzimet e udhëtarëve të brendshëm kanë rënë me 43.6 miliardë euro. Një rimëkëmbje e mundshme, sipas ekspertëve, mund të parashikohet vetëm pas të paktën dy vitesh. Ajo që i bën shqetësimet akoma më të rënda është edhe rritja e rasteve të reja të covid 19, për çka fajësohen lëvizjet e të rinjve ndonëse shifrat mbeten më të ulëta se në Francë dhe Spanjë. Por italianët, janë dukshëm nervozë për afrimin e dimrit. Frika e një vale të dytë, është e kudogjendur.
Top Channel