Modelja Emina Çunmulaj publikon foto nga Tuzi: Këtu e ndjej veten më të plotë!

13/09/2020 21:40

Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj po kalon disa kohë në Tuz të Malit të Zi, pasi hodhi votën e saj në zgjedhjet e mbajtura para disa ditësh

Ajo ka sjellë për publikun shqiptar një foto duke mbajtur dheun e tokës e qeshur në fytyrë. Përveç kësaj ajo ka shkruar edhe për vendlindjen e saj duke thënë se aty është toka e saj, ku e ndjen veten më të plotë.

“Kjo është toka e jone. Ktu e rrita trupin, ktu e kalova fminin, ktu e niej vetin me te plotë Ska si vendi i vet”, shkruan Emina krahas fotos.

Kujtojmë se Emizna jeton në SHBA, bashkë me bashkëshortin e saj  biznesmenin iranian Sam Nazarian dhe dy vajzat e vogla. Ajo është një ndër modelet më të kërkuar në SHBA, duke mahnitur gjithmonë me format e saj trupore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA