Është arrestuar në Berat pedofili R.O., 66 vjeç, pasi ngacmoi seksualisht një të mitur.
Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga vetë 16-vjeçari K.J, që ka deklaruar se ngacmimi seksual vazhdon prej muajsh nga i moshuari, i cili është komshiu i tij.
I mituri, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ngacmimet seksuale kundrejt tij nga një 66-vjeçar. Në praninë e psikologëve dhe oficerëve të sektorit të krimeve, 16-vjeçari është shprehur se ngacmimet kanë nisur muaj më parë.
Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë ai ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja.
“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që edhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh, por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij, ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”, rrëfeu 16-vjeçari K.J, i cili iu nënshtrua më pas edhe një vizite të specializuar mjekësore, nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual.
Pas denoncimit dhe raportit të mjekëve, policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin R.O.,që jeton i vetëm në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit. Gjatë marrjes në pyetje, 66-vjeçari deklaroi:
“Mes meje dhe tij kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve”.
Top Channel