Pekini zyrtar e ka thënë se 12 banorët e Hong Kongut që janë arrestuar në det nga autoritetet kineze, janë “separatistë”.
Rasti i arrestimit të këtyre personave, sipas Shtetet e Bashkuara paraqet përkeqësim të të drejtave të njeriut në territoret që qeverisen nga Kina.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, kishte thënë se arrestimet në det në mes të muajit gusht “janë shembull tjetër i përkeqësimit të situatës me të drejtat e njeriut në Hong Kong”.
Por, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, përmes një postimi në Twitter i është kundërpërgjigjur këtyre komenteve duke thënë se të arrestuarit nuk janë aktivist të demokratisë, por persona me “elemente” separatiste.
“Seriozisht?! Ja një fakt: Të 12 personat janë arrestuar sepse ilegalisht kanë kaluar kufijtë ujor. Ata nuk janë aktivistë demokratikë, por elemente që dëshirojnë ta ndajnë Hong Kongun nga Kina”, shkroi ajo.
Familjarët e të arrestuarve kanë mbajtur gjatë kësaj jave një konferencë për media në Hong Kong, prej ku kanë kërkuar lirimin urgjent të tyre. Familjarët, gjatë kësaj konference, vendosën maska në fytyrë dhe mbanin kapele, me qëllim që të ruanin identitetin e tyre.
Top Channel