Greqia blen armatime/ Forcojmë mburojën kombëtare

13/09/2020 12:01

Greqia ka njoftuar për një blerje domethënëse armësh ndërkohë që tensionet me Turqinë fqinje po rriten.

Pjesë e marrëveshjes së re janë 18 avionë luftarakë francezë, Rafale, katër fregata dhe katër helikopterë të marinës – tha kryeministri Qiriako Mitsotakis. Vendi po ashtu parashikon të rrisë edhe forcat e armatosura me 15 mijë ushtarë më shumë gjatë pesë viteve të ardhshëm.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë kanë arritur kulmet në lidhje me rezervat e gazit në Mesdheun Lindor.  Turqia nisi anijet e kërkimit në zonë duke bërë që të thellohet përplasja me Greqinë për territorin.

Dy vendet aleate të NATO-s kanë kohë që përplasen në lidhje me të drejtat detare, duke rritur frikën se tensionet mund të përshkallëzohen akoma më tej. BE, anëtare e të cilit është Greqia, më herët ka bërë apel për dialog. “Ka ardhur koha për të përforcuar forcat tona të armatosura,…kjo iniciativë është pjesë e një programi të konsoliduar që do të bëhet një mburojë kombëtare”, tha Mitsotakis të shtunën.

Shpenzime do të bëhen edhe për armë anti tank, torpedo për marinën dhe raketa për forcat ajrore. Shpenzimi i fundit është më i madhi në dy dekada, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA