Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai Me miliona njerëz në botë të bllokuar nëpër shtëpi, për shkak të pandemisë, kafenetë aviona, në tajlandë, po i ofrojnë klientëve shansin të pretendojnë sikur janë në qiell dhe ideja është pritur fort mirë.
Në bordin e një avioni komercial që tashmë nuk është më në përdorim, në qytetin bregdetar Pattaya, konsumatorët e kafesë rehatohen në kolltuqet e stilit të klasit të parë dhe pozojnë për foto. Me biletat në dorë, disa pasagjerë zgjedhin të bëjnë edhe një vizitë në kabinën e pilotëve.
Me kafenë në dorë unë mund të ulëm në vendet e klasit të parë dhe po ashtu të argëtohem edhe në kabinë duke pretenduar se jam kapiteni – thotë një 26 vjecar që gjithë këtë e gjen shumë argëtuese.
Në një tjetër kafene, në zyrat qendrore të kompanisë ajrore shtetërore, në Bangkok, klientët duket sikur i ka marrë malli edhe për ushqimin e avionit pasi shijojnë spageti carbonara dhe mish vici në stil tajlandez të shërbyer në pjata plastike shërbyer nga stjuardesat.
Tajlanda ishte vendi i parë jashtë kinës që konfirmoi një rast koronavirusi, por që atëherë ka regjistruar një bilanc të kënaqshëm, me rreth 3400 infektime dhe 58 viktima. Sidoqoftë, kufizimet e udhëtimit kanë qenë të rrepta dhe kanë goditur ekonominë e vendit të mbështetur tek turizmi dhe tajlandezët e gjetën veten të bllokuar për shkak të kërkesave për karantinë në vende të tjera.
Top Channel