Festivali i Venecias/ “ Nomadland” fiton trofeun

13/09/2020 14:36

“Nomadland” e regjisores Chloe Zhao, rrëmbeu trofeun kryesor në festivalin e filmit në venecia, të shtunën, duke e bërë atë gruan e parë që fiton një luan të artë në një dekadë.

Filmi, që flet për endacakët amerikanë dhe uljet e ngritjet e rrugës, mori cmimin kryesor në një kompeticion që u konsiderua se rilancoi një kinema globale të gjunjëzuar nga kriza e koronavirusit.

Në rolin kryesor në film është fituesja e dy cmimeve oskar, Frances McDormand, në petkat e një vejushe që merr rugët kur humbet shtëpinë.

Regjisorja e lindur në kinë, Chloe Zhao, e moti cmimin 10 vite pas sofia Cippola-s në 2012-ën, me filmin e saj Someëhere, në një vit në të cilin thuajse gjysma e filmave në konkurim ishin drejtuar nga femra.

Përmes Zoom-it, Zhao dhe McDormand, folën nga pasadena në Kaliforni, ku filmi u shfaq premierë të premten, të ulura në furgonin e përdorur në film.

Edicioni i 77 i festivalit u kryesua nga aktorja australiane Cate Blanchett, si presidente jurie dhe u zhvillua në një vit kur teatrot u mbyllën, setet e filmave po ashtu dhe të apasionuarit e kinemasë u detyruan ti ktheheshin videove streaming në shtëpi, gjatë muajve të izolimit si pasojë e koronavirusit.

Zhao, 38 vjec, është një nga talentet e reja më të kërkuara në hollivud, me revistën Variety që e ka quajtur filmin e saj të fundit, The Rider, një mini-kryevepër. Ajo po punon aktualisht për filmin e radhës së Marvel, The Eternals.

Nomadland, u duartrokit jo pak në Venecia dhe është pritur mjaft mirë nga kritika.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA