Durrës/ Ushtronin muzikë pas orarit të ndaluar nga Akti Normativ, gjobiten pesë pronarë

13/09/2020 10:02

Pesë subjekte në Durrës janë ndëshkuar me një gjobë prej 10 milionë lekësh pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me aktin normativ.

Pas një kontrolli nga Policia e Durrësit  në këto subjekte është konstatuar se po ushtronin aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ.

Për subjektet me pronarë  shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative me nga 10 milionë lekë për secilin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA