Bregut perëndimor i SHBA-së përpirë nga zjarret e fuqishëm

13/09/2020 03:20

Sipërfaqe të mëdha të bregut perëndimor në Shtetet e Bashkuara ndodhen nën flakë ose shkrumb e hi. Më shumë se 100 vatra zjarri që kanë dalë jashtë kontrollit po përhapen nga Kalifornia në shtetin e Uashingtonit e më gjerë, duke djegur sipërfaqe të tëra nëpër qytete e duke shkaktuar të paktën 24 viktima.

Më shumë se 500 mijë njerëz në Oregon, ose më shumë se 10 për qind e popullsisë së shtetit, janë evakuuar ndërsa zjarret në këtë shtet kanë shkatërruar me mijëra shtëpi e djegur me qindra mijëra hektarë tokë. Shumë prej të evakuuarve janë strehuar brenda makinave të tyre në parkingje të mëdha.

“Po përgatitemi për incidente të mëdha vdekjeprurërse bazuar në atë që dimë dhe numrin e strukturave që kanë djegur”, tha Andrew Phelps, drejtor i Zyrës së Oregonit për Menaxhimin e Emergjencave. Në pjesën jugore të Oregonit u vu re një skenë apokaliptike me shtëpi banimit djeguara për kilometra me rallë, një skenë që pasqyrohej edhe në disa pjesë të Kalifornisë.

“Kjo është një emergjencë klimatike. Kjo është reale dhe po ndodh. Kjo është një situatë me zhvillimeve dramatike”, tha Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom. “Ajo që po përjetojmë këtu do të shkojë drejt komuniteteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse nuk ndërmarrim veprime të përbashkëta mbi ndryshimet klimatike”. Në Kaliforni janë urdhëruar të evakuohen më shumë se 68 mijë njerëz. Tymi i dendur dhe mjegulla ka mbuluar pjesën më të madhe të rajonit, ndaj dhe zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë brenda.

Në rajonin më të populluar të Oregonit, u panë helikopterë tek hidhnin ujë e lëndë rezistente ndaj zjarrit në dy vatra që kërcënojnë të bashkohen. Guvernatorja e Oregonit Kate Brown tha të premten se dhjetra njerëz rezultojnë të zhdukur në qarqet Xhakson dhe Marion. Në Kaliforni, zjarri më i madh në historinë e shtetit po djeg Pyllin Kombëtar Mendocino, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Sakramentos.

“Ky nuk është një akt i Zotit”, tha të premten Guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee. “Kjo ka ndodhur sepse kemi ndryshuar klimën e shtetit të Uashingtonit në mënyrë dramatike”. Ai tha se toka e djegur në Uashington në pesë ditët e fundit e shndërroi atë në sezonin e dytë më të keq të krijuar nga zjarret në këtë shtet.

Përveç luftës për të vënë nën kontroll situatën, autoritetet po sfidohen tashmë nga dezinformatat në faqet e medias sociale se zjarret janë vënë nga grupe të ekstremit të djathtë dhe atij të majtë. FBI-ja tha të premten se ka nisur hetimet mbi disa pretendime dhe se deri tani ato rezultojnë të pavërteta. Ndërkohë meteorologët thanë se zjarret e Kalifornisë janë përgjegjëse për shkëlqimin në ngjyrë portokalli në qiell që popullata në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vuri re mëngjesin e së premtes./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA