“Ajri i ndotur vret më shumë se Covid”,Ekspertët e mjedisit ngrenë alarmin: Shkak ndërtimet dhe lëndët djegëse të automjeteve
13/09/2020 15:03
Shqiptarët po vdesin më shumë nga ndotja e ajrit .
1/3 e personave që humbin jetën kanë shkak sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit dhe e ujit. Shqipëria rënditet ndër vendet me ajrin më të ndotur në Europë pas Bosnjës.
Ekspertet e shëndetit duhet të ngrenë alarmin thotë Gjoka pasi po vdesin dy herë më shumë nga ndotja se sa nga Covid-19.
Përveç ndërtimeve shkaktare kryesore të ndotjes, Gjoka përmend lëndën djegëse që përdorin automjetet.
Top Channel