Zjarri në Priskë të Tiranës, reagon Meta: Është e pajustifikueshme për Ministrinë e Mbrojtjes! Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore

12/09/2020 22:27

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me një vatër zjarri të rënë në zonën e Priskës, në Tiranë.

Në këtë reagim Meta shkruan se po e ndjek me shqetësim situatën e zjarrit. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve qendrore dhe  vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Më tej Meta shton se për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore.

Reagimi i plotë i Metës:

“Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.

U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe  vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA