Sonte në Hipokrati: Sëmundjet e lëkurës, të trashëguara nga stina e verës!

12/09/2020 08:20

Klima e nxehtë dhe ndonjëherë e lagësht e stinës së verës, përbën një faktor rreziku për marrjen e infeksioneve të ndryshme të lekurës, si një ndër shqetësimet më të shpeshta dhe më të përhapura të sezonit të plazhit. Uji i ndotur i detit apo pishinave, rëra e plazhit, shumë lehtë mund të shndërrohen në “burim” sëmundjesh për lëkurën.

Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të lëkurës në sezonin veror? Sa rëndësi ka higjiena e ambientit ku pushojmë, në parandalimin dhe transmetimin e këtyre sëmundjeve? A ka shenja specifike në lëkure Covid- 19? Kush është i predispozuar për të patur irritime të lëkurës gjatë përdorimit afatgjatë të maskës dhe si duhet të trajtohen ato?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do të diskutohen sonte në Hipokrati në Top Channel! Na ndiqni! Sonte, ora 18:00!

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta