Fotot/ Përkujtohet 22-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore

12/09/2020 12:46

Ditën e sotme është përkujtuar 22-vjetori i vrasjes së liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990-1991 që çoi rënien e regjimit komunist në vendin tonë. Në nder të tij, në vendin ku po prehet u vendosën kurora me lule.

Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare në vend dhe kryetar i komisionit nismëtar të kësaj partie.
Pas ardhjes në pushtet të PS-së në vitin 1997, atij iu bënë disa atentate, derisa u vra më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së PD-së nga drejtues të komisariatit të policisë të Tropojës.

Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. shkollën e mesme e kreu në vendlindje dhe në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 ai u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Hajdari ka qenë deputet i kuvendit shqiptar dhe kryetar i komisionit parlamentar të mbrojtjes.

Më 2 tetor të 1998-ës Hajdarin e nderuan pas vdekjes me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel