Parlamenti në kohën e koronavirusit si asnjëherë më parë zhvilloi  punimet nën masat shtrënguese. Mbledhjet online u bënë ritual i përditshëm, ndërkohë deputetët shkuan me maska ne sallën e seancave plenare.

Por çfarë u interesoi më shumë deputeteve  gjate karantinës?

Sa prej tyre u interesuan për elektoratin dhe sa prej tyre qëndruan indiferent për situatën të cilën po kalonte vendi. Përgjigjen e këtyre pyetjeve e zbulojmë në shkresat zyrtare që parlamentarët i kanë dërguar institucioneve apo edhe ministrave të kabinetit. Në dokumentin që Top Channel disponon bie në sy se sesionin e shkuar parlamentar vetëm 13 deputet nga 122 iu drejtuan me shkresa zyrtareve Ministrive  dhe zyrave te shtetit. Asnjë prej tyre nuk u interesua për kovidin. Të drejtën e kontrollit parlamentar e kanë ushtruar më shumë deputetët e opozitës së re, nga 69 shkresa të dërguara në total 43 mbajnë firmën e tyre ndërsa vetëm 23 kërkesa janë të socialisteve. Opozita e re kërkoi të dijë me shumë mbi tenderat e zhvilluara nga Shëndetësia, OSHE dhe KESH, si dhe për ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme  për të cilat ka depozituar edhe një kallëzim ne SPAK. Po kërkojnë informacion të tatimet mbi kompanitë nxjerrëse të naftës dhe disa prej kompanive  telekomunikacionit.

Shkresat e numrit dy të socialistëve Taulant Ballës kanë në fokus betejën e tij me familjen e ish kryeministrit  Berisha, të cilët prej vitit 2012 i akuzon për grabitje te kompleksit Partizani. Ai ka kërkuar informacion Ministrive te Mbrojtjes dhe të Ekonomisë si dhe Bashkisë Tiranë dhe Kadastrës për privatizimin e ish kompleksit Partizani dhe kompaninë Homeplane.

Kadastra është në shënjestër të deputetes socialiste  Ermonela Felaj, e cila është treguar me e drejtpërdrejtë duke mos kërkuar informacion si kolegët e saj parlamentar, por zgjidhje për zonën e saj elektorale në  e Kuçove.  Bum shkresash zyrtare   i faturohen  Vasil Sterjovskit,  i cili përfaqëson minoritetin maqedonas në Parlament. Ndërsa Mylsim Murrizi  i kujton AMA-s se nuk ka shqyrtuar ende ankesat e tij për drejtuesin e një emisoni televiziv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA