Policia e Shtetit vijon me kapjen e personave që përpiqen të kalojnë emigrantë në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kësaj të premteje, forcat blu kanë arrestuar 1 person dhe ka shpallur në kërkim edhe dy të tjerë që merren me këtë aktivitet të paligjshëm.
I arrestuari është një shtetas kosovar i cili u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm në aksin Korçë- Pogradec. 46 vjeçari me iniciale A.G, po i transportonte emigrantë në drejtim të Tiranës me një automjet tip ” Volkswagen”.
Ndërsa dy personat e shpallur në kërkim po transportonin 13 emigrantë në mënyrë klandestine me dy automjete të ndryshme. Ata nuk i janë bindur urdhrit për ndalim të policisë dhe kanë braktisur mjetet e tyre në afërsi të fshatit Hudënisht të Pogradecit.
Për veprime të mëtejshme, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec.
Top Channel