“Nuk mund të përsëritet rasti i Houthive”/ Mesazhi i Izraelit për SHBA-në: Iranin do ta sulmojmë të vetëm nëse… 08/02 18:00
Një shpërthim i fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit ka lënë një të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Irna.
“Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë”, tha shefi i zjarrfikësve.
“Shkaku i shpërthimit është i papërcaktuar dhe po zhvillohet një hetim”, shtoi ai. Ky incident është i fundit në një seri zjarresh dhe shpërthimesh që kanë goditur vendet ushtarake dhe civile iraniane që nga qershori.
Top Channel