Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Një grua që me sukses çoi deri në fund një betejë ligjore për të provuar se ajo ishte vajza e ish-mbretit të Belgjikës, Albert II, do të mësojë muajin tjetër, nëse përkundër dëshirës së babait të saj do të mundet apo jo të përdorë titullin, Hirësia e saj mbretërore dhe Princesha e Belgjikës.
Delphine Boel, 52 vjeçe, një artiste dhe skulptore, nëna e së cilës ka patur një aferë jashtëmartesore me mbretin Albert në vitet 1960-1970, argumentoi para një gjykate në Bruksel se ajo duhej të kishte mundësinë të përdorte mbiemrin e babait të saj biologjik, Saxe Coburg. Gjykata do ta japë verdiktin e saj më 29 tetor.
Mbreti Albert, 86 vjeç, që abdikoi nga froni belg në 2013, u detyrua të pranonte se Boel ishte e bija e tij pasi një gjykatë urdhëroi kryerjen e një testi ADN-je në janar. Boel që ka kaluar kohë me Albertin kur ishte fëmijë, ka kërkuar njohjen që më shumë se 20 vite më parë, por kërkesat e saj ishin refuzuar. Ajo nisi një betejë ligjore për të provuar atësinë në qershor 2013, pasi vajza e madhe e saj, Jozefin, u shtrua në spital me pneumoni dhe ajo ndjeu mungesën e babait të saj biologjik.
Pretendimi i Boel për njohje u kurorëzua vjeshtën e kaluar kur një gjykatë vendosi se Zhak Boel, nga i cili ishte rritur, nuk ishte babai i saj biologjik dhe i kërkoi një eksperti të kryente një test për të krahasuar ADN-në e saj me atë të mbretit Albert. Vetë ky i fundit pranoi të jepte një kampion, që provoi atësinë, pasi gjykata kërcënoi se do ta gjobiste me 5 mijë euro për çdo ditë që do të refuzonte. E duket se delfin nuk është kënaqur ende, dhe pas njohjes së atësisë kërkon edhe titullin mbretëror…
Top Channel