Kukës/ Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet

11/09/2020 09:27
Ilustrim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel