Evolucioni i situatës epidemiologjike të koronavirusit të ri në Francë tregon një përkeqësim të dukshëm, deklaroi sot kryeministri francez Jean Castex, i cili, megjithatë, përjashtoi idenë e izolimit të përgjithësuar.
“Virusi nuk është zvogëluar në intensitet dhe do të jetë i pranishëm edhe për disa muaj më shumë, por ne duhet të arrijmë të jetojmë me të, pa e lënë veten të zmbrapsemi sërish në një logjikë të izolimit të përgjithësuar”.
“Ne nuk mund ta vëmë në pritje jetën tonë shoqërore, ekonomike dhe kulturore, pavarësisht nga rritja e infeksionit”, shtoi Castex.
Deklarata e kryeministri vjen pas një takimi të Këshillit të Mbrojtjes kushtuar menaxhimit të epidemisë COVID-19, i cili po përjeton një ringjallje në Francë duke rritur shqetësimet.
Top Channel