Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike është parë si arritje e rëndësishme e përpjekjeve drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve e cila të sjellë një stabilitet të qëndrueshëm.
Kaq ka mjaftuar për deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të marrë iniciativën e nominimit të qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel të Paqes. Jacobson ia dorëzoi sot nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan këtë çmim prestigjoz.
“Dua të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, sepse përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokument.
Aty kujtohen konfliktet e përgjakshme të ish Jugosllavisë dhe sesa e vështirë ka qenë pasi përfundoi lufta që të gjendet një mënyrë për të çuar drejt pajtimit, çka vihet re edhe në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj është shumë me rendësi të shohësh se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, kanë avancuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike”, thekson Jacobson në letrën e tij.
Top Channel