Presidenti rus Vladimir Putin i drejtoi një apologji të rrallë homologut të tij serb, Aleksandar Vucic.
Shefi i Kremlinit kërkoi ndjesë për foton tallëse që postoi në Facebook zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova, e cila e krahasonte qëndrimin e përulur në karrige të Vucic përballë presidentit amerikan Donald Trump me një foto të këmbëve të Sharon Stone nga filmi Basic Instinct. Vucic e pohoi këtë për televizionin serb dhe më pas, mbërriti dhe konfirmimi nga Kremlini.
Zakharova shkruante në postimin e saj se Vucic dukej sikur po merrej në pyetje nga Trumpi.
“Nëse ju ftojnë në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia është si në dhomën e marrjes në pyetje, uluni si në figurën numër 2. Pavarësisht se kush jeni. Besomëni”, shkruante ajo.
Zëdhënësja ka kërkuar edhe vetë falje për komentin e saj që bëri xhiron e botës dhe e skiletosi shumë kreun e shtetit serb.
“Maria Zaharova flet më shumë për veten e saj. Primitivizmi dhe injoranca që ka treguar, flet vetë për të dhe për ata që e kanë emëruar në atë detyrë. Nuk merrem me ta”, qe përgjigjur Vucic.
Top Channel