Një aktiviste adoleshente kineze që është shpallur ‘Greta Thunberg’ e Azisë, mësohet së fundmi se është arrestuar nga policia dhe u lirua vetëm pas disa orë marrje në pyetje.
17 vjeçarja Howey Ou, e influencuar nga suedezja Thunberg raportohet se është përjashtuar nga shkolla dhe nuk është kthyer më në shtëpi, ndërsa prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e saj.
Aktivistja e re thotë se mendësia në Kinë për ndryshimet klimatike “janë të prapambetura”, dhe shton se çështja nuk mbulohet sa duhet në media.
Ou u arrestua në fund të vitit 2019 pasi protestoi e vetme për shtatë ditë jashtë një ndërtese qeveritare në Guilin.
Ou thotë se është e influencuar nga aktivizmi për klimën i Thunberg, duke argumentuar se “nëse e bën ajo, përse të mos e bëj edhe unë”.
Edhe vetë aktivistja e famshme suedeze ka shprehur mbështetje për zonjushën Ou, arrestimi i të cilës shkaktoi zemërim mes përdoruesve të mediave sociale.
Në fillim të vitit Thunberg shpërndante një artikull në mbështetje të Ou me komentin: “’Ou, 17 vjeçe, është bërë objektiv i autoriteteve pasi aktivizmi i saj është një sfidë ndaj kontrollit të tyre. Mbështesni Howey Ou në aktivizmin e saj të klimës.”
Aktivistja suedeze e përshkruante homologen e saj kineze “hero i vërtetë”.
Disa komentues negativë dënonin si Thunberg dhe mbështetjen e saj për kinezen.
Një prej tyre shkruante: “E verbra udhëheq të verbrën.”
Ndërsa një tjetër: “Në këtë pikë që jemi je bërë e mërzitshme Greta.”
Dikush tjetër shkruante: “Jam nga Partia e Gjelbër britanike dhe dyshoj shumë te ky artikull Greta.
Top Channel