24/11 22:56
Kabineti përgjegjës për koronavirusin në Izrael ra dakord mbi një bllokim mbarëkombëtar 14-ditor, që do të fillojë javën e ardhshme, sipas raporteve të medias, pasi zyrtarët raportuan dje një rekord prej 4 013 infeksionesh të reja.
Bllokimi përkon me Vitin e Ri Hebre, Rosh Hashana, i cili fillon të premten e ardhshme dhe pasohet nga pushime fetare shtesë.
”Shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë të tjera më vonë”, njoftuan mediet izraelite.Për të tretën ditë radhazi, numri i së enjtes i infeksioneve me koronavirus ishte më i larti i regjistruar ndonjëherë.
Top Channel